PDK’ja mbetët jashtë procesit të dialogut, për herë të parë që nga viti 2011

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 21:41
PDK’ja mbetët jashtë procesit të dialogut, për herë të parë që nga viti 2011

E pas shumë vitesh, për herë të parë në procesin e dialogut nuk do të ketë përfaqësues të PDK-së.

Këta të fundit që nga viti 2011 ishin të pranishëm në zhvillimet që kishte dialogu.

Por, kësaj here, kryetari Kadri Veseli e ka refuzuar ftesën e Hotit për të dërguar një përfaqësues në ekipin dialogues.

Që nga vitit 2011, dialogu Kosovë-Serbi është zhvilluar me praninë e përfaqësuesve të PDK-së.

Procesi i Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur që nga viti 2011.

E që nga ajo kohë, këtij procesi i ka prirë ish kryeministri Hashim Thaçi, që në atë kohë ishte edhe kryetar i PDK-së.

Kjo parti, është përfshirë në të gjitha proceset ndërkombëtare që kanë pasur të bëjnë me Kosovën.

Por, pas shumë vitesh tani kur janë në opozitë Partia Demokratike e Kosovë, ka refuzuar të marr pjesë në një proces bisedimesh me Serbinë.

Madje, kjo pari refuzoj ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti, që ti bashkohet delegacionit të Kosovës, për takimin që do të ndodh në Uashington me 4 shtator.

Gjithashtu Kadri Veseli, në përgjigjen  e tij ka thënë se PDK nuk do të marr pjesë as në takimin e 7 shtatorit në Bruksel.

Refuzimi nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës që të jetë pjesë e takimit në Uashington sipas njohësve të çështjeve politike, është më shumë akt deklarativ.

Armend Muja, analist politik thotë se PDK e di saktësisht çfarë do të bisedohet e çfarë do të ndodhë në atë takim.

Por, Allen Meta nga organizata Demokracia për Zhvillim pohon se Partia Demokratike e Kosovës kërkon të ketë pozitë më të rëndësishme në dialog, por të qenit në opozitë nuk i mundëson këtë gjë.

Përfaqësues të PDK-së kanë deklaruar më herët, se janë të gatshëm të jenë pjesë e dialogut, nëse bisedimet ndodhin si ngjarje për një temë, atë të njohjes reciproke, dhe jo si proces.

(Kosova Sot Online)