Qeveria merr vendim që Ligji për Inspektoriatin e Punës të ndryshohet

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 21:45
Qeveria merr vendim që Ligji për Inspektoriatin e Punës të ndryshohet

Në mbledhjes e radhës së Qeverisë, u morën disa vendime.

Plani legjislativ i ekzekutivit për vitin 2020 do të përfshijë edhe tri projektligje, ndërsa ligji për inspektoratin e punës do të ndryshohet.

Avdullah Hoti, edhe një herë tjetër gjatë kësaj jave mblodhi kabinetin e tij.

Si në të tjerat, edhe në këtë mbledhje qeverie u morën disa vendimet.

Programi Legjislativ për vitin 2020 është plotësuar me tri projektligje.

Ndërsa ministrja e financave, ka kërkuar që të rishqyrtohet marrëveshja për tatimin e dyfishtë me Shqipërinë.

E kjo nismë u miratua nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, në këtë mbledhje është marr vendim edhe për plotësim ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës.

Gjithashtu katër rregullore që do të rregullojnë mënyrën, funksionimin e ndërmarrjeve sociale në Republikën e Kosovës kanë marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e së premtes.

(Kosova Sot Online)