Lexoni edhe:
Paralajmërimi i ekspertit për vendosjen e maskave nga fëmijët në shkolla
Deputeti i VV’së: Edhe PDK është mirë të ketë vija të kuqe, mund të jetohet pa vjedhur
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se edhe Partia Demokratike e Kosovës është mirë të ketë vija të kuqe sepse mund të jetohet edhe pa vjedhur.
Paralajmërimi i ekspertit për vendosjen e maskave nga fëmijët në shkollaLexoni edhe:
Ai tha që VV’ja pret që në të ardhmen edhe PDK’ja t’i vendosë vijat e kuqe sikurse edhe VV’ja më parë.
Tutje, ai tha se VV’ja ka vija të kuqe ndaj korrupsionit, vjedhjes, banditizmit, nepotizmit e cubërisë.
“Ne kemi vija të kuqe ndaj korrupsionit e vjedhjes së pasurisë së shtetit e popullit të Kosovës. Kemi vija të kuqe ndaj banditizmit, nepotizmit e cubërisë që është instaluar gjithandej institucioneve 20 vjet rresht.
Tash, ne, po presim që edhe ju (PDK) t’i vendosni këto vija të kuqe sikurse ne dhe atëherë, do të keni përfituar shumë ju, por sidomos do të ketë përfituar shumë Kosova. Është shumë me rëndësi që të kuptoni se mund të jetohet pa vjedhur. Madje jetohet mirë!”, shkroi deputeti Bajqinovci.
Kujtojmë se një ditë më parë, ish-minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se VV’ja ende ka vija të kuqe me PDK’në dhe se nuk do të ketë koalicion me ta.
“Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, tha Haxhiu, duke shtuar se kjo parti fillimisht duhet të reformohet për të bashkëpunuar me LVV-në.
“VV-ja ka vija të kuqe me PDK-në deri atëherë kur kjo parti të reformohet”, është shprehur ajo
(Kosova Sot Online)