Momenti kur një gruaje i nxirret gjarpri që i kishte hyrë në gojë gjatë fjetjes

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 10:08
Momenti kur një gruaje i nxirret gjarpri që i kishte hyrë në gojë gjatë fjetjes

Në Rusi, mjekët ia kanë nxjerrë një gruaje një gjarpër nga fyti. Pamjet e tmerrshme janë publikuar në internet.

Gjarpri i ishte futur në gojë kësaj gruaje përderisa ajo po flinte në oborrin e shtëpisë në fshatin Levashi të rajonit Dagestan, shkruan Daily Mail.

Pasi nuk ndihej mirë, gruaja e re u dërgua në spital ku filloi të marrë trajtim mjekësor nga stafi.

Në video shihet se si një mjek nxjerr një gjarpër mjaft të gjatë nga goja e gruas duke përdorur një kapëse.

Nuk është e qartë nëse gjarpri ishte ende i gjallë dhe për sa kohë kishte qëndruar brenda trupit të kësaj gruaje.

Banorët lokalë kanë thënë se këto incidente ndodhin rrallë dhe personat më të moshuar i kanë këshilluar të rinjtë që të mos flenë në mjedis të hapur për shkak të rrezikut që gjarpërinjtë t’u futen në gojë gjatë fjetjes.

(Kosova Sot Online)