Zhvatësit e shtetit e kanë vendin në burg, jo në dialog me Serbinë

Zhvatësit e shtetit  e kanë vendin në burg, jo në dialog me Serbinë
Zhvatësit e shtetit  e kanë vendin në burg, jo në dialog me Serbinë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 31 August 2020 - 07:44

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhurjani

“Populli duhet të ngrihet i tëri në këmbë që këta tyxhar dhe kopilë të qenit plak Titos të mos flasin më për Kosovën, duhet një elitë tjetër që Kosova të fol me një zë të përbashkët dhe jo këta matrapaz, dilinxhi që nga pas lufta e deri më sot janë bërë rezili i botës. Këtyre duhet ndaluar edhe me ligj që të mos flasin në emër të popullit se janë dëshmuar shumë fuqishëm se në gjak e kanë pushtetin dhe hajninë. Po, të pyetesha unë, do të propozoja që menjëherë këta tyxhar të burgosen për hajni dhe shitje tokash pushtuesit, dhe nuk do të duhej të guxonin ta përdornin fare këta të gjykatave e prokurorive fjalën dyshim, sepse nuk ka dyshim te kjo kope hajdutësh dhe matrapazësh. Për plaçkitjen që ja kanë bërë shtetit e popullit flet pasuria e tyre. Ndaj, nuk duhet besuar kësaj elite cubash dhe tyxharësh që në Amerikë shkojnë për problem ekonomik. Këto janë pallavra e asgjë tjetër të këtij soji tyxharësh”.

Serbia fashiste, karshi këtyre tyxharëve të Kosovës është duke luajtur si macja me miun, natyrisht është edhe e përkëdhelura e Evropës. Këtu ka vetëm pallavra të llojit të vetë kur thuhet dhe përmendet problemi ekonomik. Serbia fashiste me Kosovën kurrfarë problemi ekonomik nuk ka, përkundrazi ajo përfiton shumë nga kjo fushë, dhe si mund t´i thuash se zhvillohen bisedime rreth problemit ekonomik. Problemi është te matrapazët dhe tyxharët e Kosovës që nuk janë të vendosur dhe nuk flasin me një zë dhe janë të përçarë pikë e pesë, sepse këta cuba dhe tyxhar nuk e kanë këtë hall, por halli i tyre dhe i këtyre kryebanditëve e shkuar kryebanditëve është që të kapin shtetin dhe të kapin postet.

Pra, vetëm naivët dhe kokëqepat mundë të besojnë një gjë të tillë se si flet ai krimineli Marko Gjuriq, se në Amerikë mbahet takimi për problemin ekonomik. Kjo është marrëzi e llojit të vetë të këtij birë shkine, mirëpo, këtë Serbia fashiste po e shfrytëzon për shkak të mos unitetit të këtyre tyxharëve dhe cubave të Kosovës që marrin rroga të majme nga xhepat e taksapaguesve, e haram e paçin për jetë të jetëve!

Për çfarë lëvizje të lirë flitet këtu? Cili shqiptar lëvizë lirë në Mitrovicën Veriore?!. Mos ju besoni këtyre tyxharëve dhe matrapazëve që sillen sa për të mashtruar popullin, që dalin dy hapa andej urës dhe bëjnë një "SYRET" dhe pastaj dalin e lehin si qenët e rrahur, se ja si ne dolëm dhe vizituam atë pjese, që në fakt nuk kemi qasje fare në atë pjesë ku ushtrojnë pushtet bandat kriminale serbiane të dirigjuara drejtpërdrejtë nga Beogradi, por natyrisht që me vetëdijen dhe pëlqimin e plotë të këtyre cubave, tyxharëve që janë të veshur në xhaketën e shtetit në Kosovë i bëjnë këto mashtrime.

Personalisht jam që kësaj radhe të mos shkohet në takim, në Amerikë, do të ishte mirë që të shtyhet ky takim se me këta cuba, me këta tyxhar, në do bëhemi horë, rezile dhe gazi i botës, edhe pse shpresoj shumë në Amerikën që është gjithmonë në anën tonë. Përndryshe me këta të pa aftë, të pa përvojë dhe që në gjak e kanë hajnin dhe pushtetin, Kosova do të katandiset dhe do të përfiton Serbia fashiste.

Shikoni cubat dhe tyxharët shkuar tyxharëve që në vend se të merren me këtë problem shumë serioz, kryebanditët e shkuar kryebanditëve merren dhe takohen se kujt po i takon presidenti, dhe lloj-lloj budallaqesh të kësaj kopeje krye hajnash. Këto janë pallavra e asgjë tjetër të këtij soji tyxharësh. Unë kam frikë me këtë kope hajnash që marrin udhën për në Amerikë. Këta do ishte më mirë të shkonin në Dyz, dhe atje të bënin konak, madje atë e kanë falas për çdo gjë, dhe kanë këta mjaft kapital të vjedhur për 30 breza”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".