Një person vdes pasi mundohet t’i shpëtojë qentë nga zjarri në shtëpi

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 11:01
 Një person vdes pasi mundohet t’i shpëtojë qentë nga zjarri në shtëpi

Një burrë australian ka vdekur në mënyrë tragjike në spital pas djegieve që pësoi duke u përpjekur t’i shpëtonte qentë që ndodheshin brenda shtëpisë së tij, që ishte kapluar nga flakët.

Wayne Rare, 54 vjeç, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë në shtëpinë e tyre në pjesën jugore të Sydneyt, kur një zjarr shpërtheu, shkruan Daily Mail.

Shërbimet e emergjencës pranuan thirrje për të reaguar pasi u raportua se një shtëpi është përfshirë nga zjarri të shtunën në mëngjes, ndonëse katër anëtarët e familjes kishin arritur të dilnin dhe të shpëtonin nga flakët.

Megjithatë, kryefamiljari i guximshëm u fut përsëri në shtëpi me shpresën se do të arrinte t’i shpëtonte dy qentë shtëpiakë.  Megjithatë, ai arriti ta shpëtonte vetëm njërin prej kafshëve, që është një qen i racës Husky.

Rare pësoi lëndime serioze nga zjarri dhe u dërgua në spital, ku më vonë vdiq.

Dy fëmijët e tij janë liruar nga spitali pasi u trajtuan për thithje të tymit. Policia është duke i vazhduar hetimet për shkaktarin e zjarrit.

(Kosova Sot Online)