Pasurimi i pamoralshëm ka filluar me fondet e luftës, fondet e 3% dhe vendlindja thërret

Pasurimi i pamoralshëm ka filluar me fondet e luftës, fondet e 3% dhe vendlindja thërret
Pasurimi i pamoralshëm ka filluar me fondet e luftës, fondet e 3% dhe vendlindja thërret

Riza Smaka

  • 31 August 2020 - 07:49

Shkruan-Prof.dr. Riza Smaka

“Përderisa, subjektet politike, shefat dhe kooperantët e ngushtë të tyre, do të qëndrojnë në pushtet veçanërisht, në legjislativ dhe në ekzekutiv, as që do të mund të shpresohet në asnjëfarë nisme serioze për procedime administrative, civile, penale, funksionale as morale të pasanikëve nebulozë, korruptivë dhe abuzivë. Kjo nga se nëpërmjet obstruksioneve teknike e procedurore të tillët e të tillat nuk do të lejojnë as përgatitjen e aq më pak miratimin e Ligjit për Përgjegjësinë Morale, Juridike, Objketive, Funksionale të Funksionarëve Publikë as të Ligjit për Origjinën e Pasurisë dhe për Konfiskimin e Pasurisë së Realizuar ilegalisht”.

-Në shtetet juridike ,por, jo në shtetet e së drejtës dhe, në shtetet në të cilat shpërfillet ligji në fuqi, funksionarë politikë e pushtetarë të caktuar, pasurohen , jo me biznese legale, por, me transaksione ilegale, me abuzime të autorizimeve publike! Kjo është karakteristikë e shteteve ta pa konsoliduar në të cilat nuk aplikohet ligji në fuqi me përkushtim, por, i njëjti , nëpërkëmbët, cenohet, keqinterpretohet subjektivisht kurdoherë në favorin e funksionarëve politikë e pushtetarë të caktuar. Vendi ynë, mjerisht, gjithnjë është shtet në të cilin ligji i aplikuar nuk aplikohet drejtë as me përkushtim. Sikundër edhe vremçat në degë të lisave e dinë, jo pak persona publikë, të mbeshtjellur me velon politike, pushtetare apo funksionale, janë stërpasuruar nga paratë e popullit tonë të përvuajtur, të skamur, të nëpërkëmbur, të privuar nga të drejtat themelore veçanërisht gjatë shekullit të kaluar.

Ster pasurimi i pamoralshëm e i padrejtë, e perverziv i jo pak funksionarëve ushtarakë, politikë e pushtetarë të vendit tonë, ka pas filluar nëpërmjet abuzimeve të Fondit 3%, të Fondit Vendlindja Thërret të destinuar për çlirimin e Kosovës dhe për institucionet edukative e shëndetësore të Kosovës dhe ka pas vazhduar madje vijon nëpërmjet privatizimeve uzurpuese arbitrare , tenderimeve inflative dhe formave më se të ndryshme korruptive! Personat e tillë me familjarë të tyre bëjnë jetë ekstra luksoze dhe jo që nuk frikësohen nga tehu i ligjit në fuqi por dot nuk skuqen para qytetarëve, të pa shpresa e tejet të zhgënjyer. Veçanërisht të rinjët e të rejat janë tejet të zhgënjyer, të dëshpëruar e të pa shpresë për të jetuar dhe vepruar në Kosovë ashtu që jetën e tyre e orientojnë sa më larg saj!

Pyetjes se si do të mund të luftoheshin pasanikët e tillë jo në saje të ushtrimeve të bizneseve legale por të transaksioneve ilegale, të pamoralshme e të turpshme, do të mund t’i adresohej përgjigja në vijim. Edhe një varg aktesh ligjore të kësaj natyre që do të duhej të miratoheshin dhe të aplikoheshin! Në këtë konstelacion politik, në të cilin, udhëheqësit partiakë me një numër të konsideruar të kooperantëve të tyre, ushtrojnë funksione publike në legjislativ, në ekzekutiv në administratën publike, në prokurori dhe në gjykata, edhe po të ekzistonin aktet ligjore në fjale e të tjera të natyrës e rolit për sanksionimin juridik rigoroz të akteve kriminale të pasanikëve ilegalë, të njëjtit e të njëjtat, në saje të autorizimeve zyrtare, dot nuk do tëlejonin aplikimin, realizimin, materializimin, implementimin e përkushtuar të tyre”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".