
Lexoni edhe:
120 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka emëruar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, pas vdekjes së ish-kryeprokurorit Ali Selimaj.
“Këshilli ka emëruar si ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ali Uka”, thuhet në komunikatën e Këshillit.
120 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Në këtë mbledhje, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim për shpallje të brendshme për avancim të tre prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe ka miratuar pjesërisht Raportin e Komisionit për vlerësimin e performancës së shtatë prokurorëve, ku për dy nga ta ka kërkuar të bëhet rivlerësim.
(Kosova Sot Online)