Marakli t’Biçiklave takuan ambasadorin Philip Kosnett

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 16:15
Marakli t’Biçiklave takuan ambasadorin Philip Kosnett

Anëtarët të grupit “Merakli t’Biciklave”, janë takuar dje me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ky takim vjen në përvjetorin e vizitës së parë në Kosovë të tre dekadave me parë nga Delegacioni i Senatit të SHBA-së, i udhëhequr nga Bob Dole.

“Marakli t’Biciklave sot në përvjetorin e vizitës së parë në Kosovë të tre dekadave me parë nga Delegacioni i Senatit të SHBA-së, i udhëhequr nga miku i madh i Kosovës, Bob Dole, në sheshin Zahir Pajaziti patëm knaqësinë të takoheshim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett”, thuhet në postimin e tyre.

(Kosova Sot Online)