Në pikun e verës bie borë në Slloveni

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 18:06
Në pikun e verës bie borë në Slloveni

Derisa një pjesë e Ballkanit po vlon nga i nxehti afrikan, në Slloveni ka nisur të bie borë.

Reshjet e borës kanë zbardhur sot Kredarica, një majë mali në Alpet sllovene.

Sipas mediave sllovene, reshjet e fundit vijnë për shkak të zhvendosjes së lëvizjes frontale dhe depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu i Evropës.

(Kosova Sot Online)