Lexoni edhe:
Nuk vuri maskë, Policia i nis hetimet për zyrtarin e saj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot, në prag të vizitës në Uashington, se ai beson se do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për çështje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë.
“Ne duam të vazhdojmë dialogun nën kujdesin e Brukselit, por ne po shkojmë në Uashington për të diskutuar të gjitha temat e rëndësishme ekonomike”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled, ku ai mori pjesë në panelin e Forumit Strategjik me temë “Evropa pas Brexit dhe COVID-19”.
Nuk vuri maskë, Policia i nis hetimet për zyrtarin e saj Lexoni edhe:
Vuçiq tha se pas 7 shtatorit, pret intensifikim dhe dinamizim të negociatave dhe se ‘ato do të jenë në Bruksel sa më shpesh të jetë e mundur’.
“Besoj se është e mundur të arrihet marrëveshje për çështje që janë të rëndësishme për Serbinë dhe Kosovën,” tha Vuçiq përpara takimeve në Uashington më 4 shtator dhe tri ditë më vonë në Bruksel.
(Kosova Sot Online)