Një vit nga vrasja e të miturit rom në Fushë Kosovë, shoqëria civile kërkon drejtësi

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 22:00
Një vit nga vrasja e të miturit rom në Fushë Kosovë, shoqëria civile kërkon drejtësi

Aktivistë të shoqërisë civile kanë dorëzuar në Prokurori peticionin “Drejtësi për Kujtimin”, flet nëna e viktimës.

Loja me qenin nuk ua largon mërzinë që e kanë.

Janë këta familja e Kujtim Veselit, që një vit më parë humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë.

Ai dyshohet se ishte përdhunuar seksualisht e më pas ishte vrarë.

E mallin i për të nuk po i largohet, asesi familjes së tij.

Makfire Ilazi, që është nëna e viktimës Kujtim Veseli do të dal para Gjykatës Themelore me 9 shtator, në seancën gjyqësore ku do marr pjesë edhe i akuzuari për veprën, Sefedin Osmani.

Nga këtu, Ilazi bashkë me fëmijët e saj u nisën me autobus nga Fushë Kosova për në Prishtinë.

E në kryeqytet, në të njëjtën kohë, disa aktivistë të shoqërisë civile dorëzuan një peticion me 1300 nënshkrime në Prokurorinë e Shtetit.

Ata po kërkojnë “Drejtësi për Kujtimin”.

Ndërsa avokatja e familjes, Rina Kika, po kërkon nga Prokuroria zgjerim të aktakuzës ndaj të dyshuarit Osmani.

Më 11 korrik 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në lagjen “Xhemail Mustafa” të Fushës Kosovës, ishte gjetur i vdekur 11 vjeçari Kujtim Veseli.

(Kosova Sot Online)