Mitrovicë: I çoi karriget në komunë, nuk u pagua, shkoi i mori një nga një sërish

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:35
Mitrovicë: I çoi karriget në komunë, nuk u pagua, shkoi i mori një nga një sërish

Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili kishte marrë ulëse në Kuvendin Komunal në Malishevë, me arsyetimin se nuk i është bërë pagesa për furnizim.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën “William Wolker” në Mitrovicë, njofton policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në Kuvendin Komunal Malishevë kishte marr 24 ulëset lëvizëse me arsyetimin që nuk i është bërë pagesa për furnizimin e tyre që  kishte bërë më herët”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)