Humbja e 8 mijë hektarëve tokë në kufirin me Malin e Zi, pasojë e pa riparueshme nga politikave mashtrues të 20 viteve në krye të shtetit

Humbja e 8 mijë hektarëve tokë në kufirin me Malin e Zi, pasojë e pa riparueshme nga politikave mashtrues të  20 viteve në krye të shtetit
Humbja e 8 mijë hektarëve tokë në kufirin me Malin e Zi, pasojë e pa riparueshme nga politikave mashtrues të  20 viteve në krye të shtetit

Dardan Grapci

  • 01 September 2020 - 07:32

Shkruan: Dardan Grapci

“Kjo temë e kufirit është e mbyllur dhe nëse vazhdohet me këtë, duke i bërë presion Malit të Zi, kam frikë që mundë të fillojmë edhe një konflikt të ri me Malin e Zi, kështu që unë mendoj se kjo çështje që po diskutohet shpesh duhet të harrohet, kurse qytetarëve të Kosovës ju them - këto janë pasojat që po i bartni pasi që po i votoni personat të cilët vazhdimisht ju kanë mashtruar, që nga viti 2000, dhe nuk dihet akoma kur do të mbusheni mend”.

-Rishikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi është dashur të ndodhë brenda 3 muajve nga koha e ratifikimit të saj. Tash 5 vite nuk janë pak por nuk janë as shumë, por Mali i Zi ka vepruar dhe po vepron sipas ligjeve të tyre, ku si pronar të atyre tokave që tani janë pjesë e saj, është duke investuar për një ekonomi dhe stabilitet duke krijuar vende të reja të punës për qytetarët e saj. Prandaj AAK-ja , ish-Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria aktuale për të marrë çfarëdo vendimi në lidhje me këtë është tepër vonë. Ndërtimi i qendrës rekreative dhe turistike që po ndërtohet në Shtedime të Hajles është ligjore sa i takon angazhimit nga ana e Malit të Zi, dhe Kosova ia ka parë sherrin ish-kryeministrit Haradinaj dhe Presidentit të atëhershëm, për shkak se kanë nënshkruar një marrëveshje e cila ka qenë urdhër nga BE-ja për tu pranuar Kosova në Liberalizim të vizave, ku Kosovarët janë viktimë të kësaj sidomos banorët e asaj ane, zone kufitare të cilët 5 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe ratifikimi në Kuvend, janë dëmtuar kurse Mali i Zi ka përfituar shumë nga kjo. Pra qytetarët e Kosovës e kanë humbur pjesën më të mirë të saj, si dhe janë mashtruar nga politikanët dhe Qeveria e atëhershme.

Unë mendoj që edhe BE-ja është fajtore për këtë nënshkrim sepse jo vetëm që i ka detyruar deputetët ta votojnë këtë marrëveshje në Kuvend, por edhe i ka gënjyer qytetarët e Kosovës me mos liberalizimin e vizave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".