Kryetari i Vushtrrisë e mposht koronavirusin

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 15:53
Kryetari i Vushtrrisë e mposht koronavirusin

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në facebook tregoi se u shërua nga Covid 19.

Ai falenderoi stafin e QKMF në Vushtrri dhe bashlëshorten e tij që i qëndruan pranë gjatë kësaj kohe.

Ai falenderoi edhe qytetarët që i quan mesazhe e telefonata.

Në fund u lut që pandemia të kalojë sa më parë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19.

Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim.

Ju faleminderit juve qytetarë e dashamirë për mijra mesazhe e telefonata dashamirësie.

Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim.

Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua.

Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë.

Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë.

I juaji
Xhafer Tahiri

 

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19. Falënderoj...

Publiée par Xhafer Tahiri sur Mardi 1 septembre 2020

(Kosova Sot Online)