Azem Vllasi ia jep disa këshilla Abazoviçit

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 15:45
Azem Vllasi ia jep disa këshilla Abazoviçit

Avokati dhe njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi, ka këshilluar liderin e lëvizjes URA, Dritan Abazoviç, që nuk duhet të krijojë një koalicion me forcat pro-serbe dhe se institucionet e reja duhet t’i krijojë duke bashkëpunuar me partinë e Milo Gjykanoviqit.

Vllasi e konsideron si të pakonceptueshëm faktin që Abazoviç pas zgjedhjeve dëshiron që të shkoj në koalicion me parti pro-serbe, që sipas Vllasit dëshirojnë të devijojnë rrugën e Malit të Zi drejt integrimeve euro-atlantike dhe që janë parti nën gjirin e Serbis dhe Rusisë.

Këto deklarata Vllasi i ka bërë për “Radiosarajevo.ba”

“Mendoj se Abazoviç do të gjendej në një pozitë shumë të mirë në një koalicion me DPS-në, apo edhe më mirë të mbetej në opozitë fare sesa të bashkëpunojë me ata që ka synime dhe aspirata komplet të kundërta”, ka thënë Vllasi.

Në fund Vllasi ka thënë se nuk mund të besojë që Abazoviç mund të dalë kundër interesave të shqiptarëve dhe të Malit të Zi.

(Kosova Sot Online)