Rrotullohet cisterna me naftë në Zahaq, dy persona të lënduar

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 16:52
Rrotullohet cisterna me naftë në Zahaq, dy persona të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zahaq të komunës së Pejës. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka deklaruar Rugova.

Image

(Kosova Sot Online)