Të pakënaqur me serbët, malazezët thërrasin tubim masiv të dielën në Podgoricë

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 19:16
Të pakënaqur me serbët, malazezët thërrasin tubim masiv të dielën në Podgoricë

Nëpër rrjetet sociale në Mal të Zi është duke u shpërndarë një ftesë që qytetarët e këtij shteti të mblidhen të dielën, më 6 shtator në “Sheshin e Pavarësisë” në Podgoricë, për ta shprehur pakënaqësinë kundër, si është thënë, nacionalizmin serb.

“6 shtator, ora 19:00, Sheshi i Pavarësisë, Mali i Zi të thërret, nuk ke arsyetim”, shkruan në ftesën e shpërndarë në rrjetet sociale.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, koalicionet opozitare “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “E zeza mbi të bardhën” dhe “Paqja është kombi ynë”, e fituan shumicën.

(Kosova Sot Online)