U vesh si i varfër dhe shkoi në restorant, milioneri më pas i bën stafit të tij atë që se kishin parë as në ëndrrat më të këqija

  • 01 September 2020 - 19:26
U vesh si i varfër dhe shkoi në restorant, milioneri më pas i bën stafit të tij atë që se kishin parë as në ëndrrat më të këqija

Ndodh që nga paraqitja fizike mund të paragjykohesh, por edhe të injorohesh. Kjo ka ndodhur edhe me një 23-vjeçar që ka vendosur të bëjë një eksperiment.

Një i ri që i fiton paratë nëpërmjet Youtube quhet Coby Persin dhe ka vendosur që të tregojë se paraqitja ndonjëherë mund të mashtrojë. I riu u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në Nju Jork.

Më pas ndodhi ajo që shumë veta e prisnin, një nga kamarierët afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.

Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një Rolls Royce.

Bashkëpunëtori i Coby Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.


(Kosova Sot Online)