Nga ora 22 do të ndalet uji në zonat që furnizohen nga Badoci

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 21:32
Nga ora 22 do të ndalet uji në zonat që furnizohen nga Badoci

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sonte nga ora 22:00 do të ndërpritet për tri orë furnizimi me ujë të pijshëm për zonat që furnizohen nga Badoci.

Nga KRU Prishtina është thënë se do të bëhet shparlarja e gypit të çelikut që vjen nga Badoci.

“Arsyeja e realizimit të kësaj shpërlarje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh. Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve”, është thënë në njoftim të KRU Prishtinës.

(Kosova Sot Online)