Lexoni edhe:
“Ende nuk është vendosur a do të jetë Trump pjesë e takimit Kosovë-Serbi”
Tensionet mund të kishin marrë rrjedhë tjetër në Mesdhe disa ditë më parë nga Turqia.
Gazeta gjermane “Die Welt”, duke iu referuar burimeve ushtarake turke, ka bërë një artikull që i referohet një kërkesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të bërë sulm në Mesdhe pa viktima, duke fundosur një anije greke.
“Ende nuk është vendosur a do të jetë Trump pjesë e takimit Kosovë-Serbi”Lexoni edhe:
Ishin gjeneralët turq që refuzuan, por një prej tyre sugjeroi që të sulmohet një aeroplan grek lufte në mënyrë që piloti të mund të shpëtonte duke përdorur ulësen e emergjencës, shkruan “.Die Welt”.
Artikulli është titulluar “Lufta e llogaritur e Erdoganit”. Thuhet se kjo kërkesë e Erdoganit ka ardhur pikërisht disa ditë më parë, ku tensionet në Mesdhe duket se kanë kapur kulmin, teksa ato i nisi vetë presidenti turk me luftanijet që kanë dalë në Mesdheun Lindor për gaz dhe naftë.
(Kosova Sot Online)