Nesër fillon asfaltimi i rrugëve në “Pejton”, Komuna njofton deri kur ndalohet qarkullim

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 16:27
Nesër fillon asfaltimi i rrugëve në “Pejton”, Komuna njofton deri kur ndalohet qarkullim

Të enjten do të fillojë asfaltimi i rrugëve në lagjen “Pejton”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër në orën 08:00 të mëngjesit e deri të premten në orën 18:00, do të jenë të mbyllura për trafik rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” dhe “Perandori Justinian”.

“Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakishit dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet nga komuna e Prishtinës.


(Kosova Sot Online)