Dëmtohet një gyp, mbesin pa ujë banorët

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 17:39
Dëmtohet një gyp, mbesin pa ujë banorët

Disa rrugë të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë për shkak të dëmtimit të një gypi.

Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, dëmtimi i gypit AC 200 mm është shkaktuar nga nënkontraktorë të Ndërmarrjes “Termokos”.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes për analizimin e gjendjes dhe mundësinë sa më të shpejtë të sanimit.

Pa ujë të pijshëm janë pjesa e njëjtë e lagjes “Bregu i Diellit” konkretisht rrugët “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”.

(Kosova Sot Online)