Berlusconi infektohet nga koronavirusi

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 19:09
Berlusconi infektohet nga koronavirusi

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lideri aktual i partisë “Forca Italia” aktualisht është në shtëpinë e tij në Arcore, ku pritet të kalojë një kohë i izoluar aty.

Sipas Ansas, Berlusconi do të vazhdojë të mbështesë kandidatët e partisë së tij për zgjedhjet regjionale dhe administrative përmes intervistave ditore nga shtëpia e tij.


(Kosova Sot Online)