Fauci optimist për vaksinën e COVID-19: Të dhënat janë të mira, provat mund të përfundojnë më herët

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 20:50
Fauci optimist për vaksinën e COVID-19: Të dhënat janë të mira, provat mund të përfundojnë më herët

Anthony Fauci nga SHBA është optimist sa i përket vaksinës së COVID-19 duke lajmëruar se provat e testimit të saj mund të përfundojnë më herët.

Sa i përket të dhënave nga vaksina, Fauci thotë se janë aq të mira, sa mund të thuash se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Madje ai shton se nëse vijon kështu, atëhere është detyrim moral që provat të përshpejtohen dhe vaksina të dalë sa më shpejt për miliona njerëz.

“Të dhënat janë aq të mira tani sa mund të thuash se janë të sigurta dhe efektive “, tha Fauci.

‘’Bordi i pavarur ka autoritetin për t’i dhënë fund provave javë më herët nëse rezultatet e ndërmjetme janë jashtëzakonisht pozitive ose negative.’’- shtoi ai.

(Kosova Sot Online)