Artistja nga Prishtina mbetet pa punë për shkak të pandemisë

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 20:56
Artistja nga Prishtina mbetet pa punë për shkak të pandemisë

Për shkak të koronavirusit, Besnike Arifi ka humbur dy vendet e punës, mbetet në situatë të keqe.

Është e diplomuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Profesonin e saj e ushtruar me angazhim në teatër.

Po ashtu, Besnike Arifi nga Prishtina tash e 17 vite punon në fushën e Gastronomisë.

Por, situata pandemike në vend, ka bërë që aktorja të mbetet pa asnjë vend pune.

Ajo pohon se për 7 muaj mori vetëm dy herë ndihmë prej 130 eurosh nga shteti, e të cilat ishin të pamjaftueshme.

Telashe të mëdha artistja ka me pagesat dhe obligimet financiare. Për këtë arsye revoltën me shtetin, Besnikja e shprehu edhe përmes një statusi në Facebook.

Pas këtij reagimi, aktorja që ishte angazhuar në teatrin e një kolegji, thotë se ka marrë përkrahje të madhe edhe nga artistët por edhe nga qytetarët.

Me vendim të institucioneve përgjegjëse, teatrot dhe institcionet tjera të kulturës mbeten të mbyllura për shkak të rrezikut të përhapjes së Covid 19.

(Kosova Sot Online)