Në QKUK shpëtohet fëmija nëntë muajsh i komunitetit serb duke u realizuar një operacion të ndërlikuar

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 21:00
Në QKUK shpëtohet fëmija nëntë muajsh i komunitetit serb duke u realizuar një operacion të ndërlikuar

Fëmijës 9 muajsh iu hoq fara e fasules nga mushkëritë, lirohet në shtëpi në gjendje të mirë.

Në këtë sallë, mëngjesin e së mërkurës u krye një nga operimet më delikate.

Bëhet fjalë për një ndërhyrje që mjekët e Klinikës së Otorinolaringologjisë kryen tek një fëmijë 9 muajsh.

Fëmija i komuniteti serb që jeton në Kamenicë, erdhi në këtë Klinikë në gjendje jo të mirë për shkak të një fare të fasules që kishte përfunduar në njërën mushkëri të tij.

Drejtori i kësaj Klinike, Hajdin Thaçi thotë se kjo farë e fasules i kishte zënë pothuajse njërën anë të mushkërisë fëmijës.

Intervenimi me metodën bronkoskopi zgjati 40 minuta.

Thaçi pohon se ndërhyrja ishte me disa rreziqe, por për shkak të përkushtimit të mjekëve fëmija është liruar në shtëpi të mërkurën rreth orës 09:00.

Paraprakisht, të martën në mbrëmje prindërit e pacientit kishin hezituar që të mundësohej ndërhyrja në QKUK.

Por me pajtimin e tyre, pasi fëmija ishte intubuar u operua në këtë Klinikë.

Është nëna e tij që pas ndërhyrjes është shprehur e kënaqur me trajtimin këtu.

E një intervenim i ngjashëm tek një fëmijë tjetër kishte ndodhur para disa ditësh në këtë Klinikë.

Një fëmijës i ishte larguar një tel metali nga njëra mushkëri.

(Kosova Sot Online)