
Lexoni edhe:
O’Brien: Mezi pres që nesër t’i takoj Hotin dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë
Profesori i shkencave politike në SHBA, Shinasi Rama, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington do të prekë edhe temat politike.
Ai ka thënë se është e pamundur të mos flitet për tema politike në një dialog ekonomik mes dy shteteve.
O’Brien: Mezi pres që nesër t’i takoj Hotin dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë
Lexoni edhe:
“Pres që dialogu të jetë i suksesshëm në temat dytësore sikur që janë transporti hekurudhor, ajror e rrugor. Nuk dihet se cilat do të jenë temat primare”, thotë ai.
Takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
(Kosova Sot Online)