Hamiti: S’do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA, e lëre më të keqe

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 21:28
Hamiti: S’do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA, e lëre më të keqe

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani, Muhamet Hamiti, ka folur për takimin e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hamiti ka thënë se nuk pret që në Shtëpinë e Bardhë të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Sipas tij, në takimin e ndërmjetësuar nga këshilltarët e presidentit Donald Trump nuk pritet të arrihet as ndonjë marrëveshje e keqe për Kosovën.

“S’do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA, e lëre më të keqe”, është shprehur ai.


(Kosova Sot Online)