Prej Washingtonit, në Bruksel

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 08:01
Prej Washingtonit, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka thënë se pasi të arrihen marrëveshjet ekonomike në Shtëpinë e Bardhë të Washingtonit, pjesa tjetër e dialogut do të vazhdojë në Bruksel.

“Ka një koordinim në mes të Evropës dhe Amerikës. Pra një pjesë e dialogut për marrëveshje ekonomike përfundon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pjesa tjetër vazhdon në Evropë me mbështjetjen e Francës dhe Gjermanisë”, është shprehur Hoti.

Tutje, Hoti tregoi se për cilat tema do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne shkojmë për të diskutuar për tema të rëndësishme si cështja e të pagjeturve, borxhet financiare, dëmet e luftës etj”, ka thënë Hoti.

“Është interes shtetëror që të hapen të gjitha temat dhe ne ta përmbyllim kapitullin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Unë po akuzohem se nuk po them asgjë të re. Por që tre muaj them një gjë. Duhet që të ruhen partneritet ndërkombëtare me platforma të shëndosha. Kemi krijuar platformën tonë dhe e kemi prezantuar atë para të gjithëve. Ajo nënkupton njohjen reciproke mes dy vendeve dhe pastaj normalizimin e marrëdhënieve. Po insistojnë që unë të jem kreativ. Nuk ka kreativitet këtu. Vetëm njohja reciproke i normalizon komplet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë“, shtoi Hoti.

(Kosova Sot Online)