Krushqit e dialogut të 4 shtatorit në Uashington do ti kushtojnë mijëra euro koti buxhetit të varfër të shtetit të Kosovës

Krushqit e dialogut të 4 shtatorit në Uashington do ti kushtojnë mijëra euro koti buxhetit të varfër të shtetit të Kosovës
Krushqit e dialogut të 4 shtatorit në Uashington do ti kushtojnë mijëra euro koti buxhetit të varfër të shtetit të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 03 September 2020 - 07:52

Shkruan: Skënder Mulliqi

“Kanë shkuar dhe po vazhdojnë të shkojnë më dhjetëra e më shumë veta në emër të shtetit ,duke e zhvatë buxhetin shumë të varfër të Kosovës. Madje këto delegacione të ndryshme te nivelit shtetëror të lartë , po marrin me vete edhe njerëz të vet. Edhe delegacioni shtetëror që ka udhëtuar për në Uashington, ku pritën të mbahen bisedimet Kosovë- Serbi, është mbushur më njerëz të panevojshëm, veç më shfrytëzuar situatën, për të bërë ndonjë shëtitje”.

-Ky pushtet është i praktikave të vjetra politike, dhe nga ky kurs zor që largohet. Garda e vjetër nuk është mësuar të punojë për së mbari, por është mësuar me shume të punojë për së mbrapshti. Nga keqpërdorimet e pushtetit nuk po heqin dorë as brenda vendit dhe as jashtë vendit. Krejt pas luftën delegacionet tona shtetërore që na kanë përfaqësuar jashtë , kanë qenë më shumë në ekskursione, së sa që kanë shkuar diku për të kryer punë të mira për Kosovën. Shpesh krerët e shtetit të Kosovës kanë pasur vërejtje serioze lidhur më këtë temë nga shtetet ku kanë udhëtuar delegacionet e tilla, e që në fakt dy, tre prej tyre kanë pasur mundësi më e kryer punën për çka kanë udhëtuar. Kjo çka po i bëhet Kosovës , është pa përgjegjësi totale .Shpenzimet e tilla ishte dashur të mos lejohen, dhe kjo të sanksionohet më ndonjë ligj të veçantë në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk bëhet diçka që të largohemi praktikave te vjetra të keqpërdorimeve që po na kushtojnë shumë, nuk kemi mundësi të shtet ndërtimit dhe të mirëqenies së përgjithshme. Unë e kam thënë shpesh deri më sot, së pa u hequr nga skena politike strukturat e vjetra dhe të deformuara politike, nuk kemi mundësi të funksionimit të mirë të shtetit. Pse, të duhet gati krejt eskorta qeveritare të shkon në Uashington?Asnjë arsye e vetme nuk ekziston.

Ekipi për bisedime është dashur të emërohet në kuvend, dhe aty të përfundon gjithçka .Kjo nuk po bëhet së njerëzit e caktuar të politikës kanë krijuar monopole .Buxheti ynë është më shumë emergjent, dhe të krijohen shpenzime kaq enorme, kur shumica po jetojnë dobët, është sjellje jo normale dhe është pa përgjegjësi totale e organeve më të larta të shtetit. Nëse në këtë vend nuk vijnë në shprehje shpejtë forcat përparimtare dhe të përgjegjshme politike, Kosova do të shkon kah zhbërja si shtet. Me politika dhe më logjika primitive autokratike të udhëheqjes më shtetin, nuk kemi mundësi të ecim përpara. Jemi pozicionuar që shumë kohë në statuskuo politike dhe ekonomike , madje kemi tendenca të kthimit të vendit në vitet e shekullit të kaluar. Kur shtetet shumë milionëshe dhe shumë të pasura po e shtrëngojnë fortë rripin e kursimit, për të kapërcyer krizën globale ekonomike, dhe krizën globale të pandemisë, në një trohë shtet bëjmë veprime të budallakavta politike .Tema e rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj, është së a do të dalim faqebardhe në këto bisedime më palën serbe, e jo sallamaditë e shumë kujt, që kanë udhëtuar për në Amerikë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".