Alarm i FBI: ‘Kuzhinieri i Putinit’ po trazon zgjedhjet presidenciale

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 08:44
Alarm i FBI: ‘Kuzhinieri i Putinit’ po trazon zgjedhjet presidenciale

New York Times zbulon ekzistencën e një rrjeti llogarish të rreme dhe një faqe interneti flirtuese.

Prapa operacioni, zbuluar nga policia federale Amerikane, është oligarku Prigozhin, i njohur me nofkën “kuzhinieri i Putinit”.

Sipas FBI, Moska do të ndërhyjë sërish në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Historia duket se po përsëritet dhe ashtu si në vitin 2016 kur rusët të ndikonin në presidencialet e atij viti, dhe sërish me të njëjtat metoda, me një rrjet llogarish të rreme dhe një faqe interneti flirtuese, nga e cila mund të dezinformosh dhe të shfaqësh pakënaqësi, duke u paraqitur si një shoqatë politike demokratike.

Sipas FBI, pas gjithëkësaj qëndron Agjencia e Kërkimit të Internetit me qendër në Shën Petersburg, ajo e oligarkut Eugeny Prigozhin, i njohur me nofkën “kuzhinier i Putinit”, i hetuar dhe i akuzuar edhe nga nga super-prokurori amerikan Richard Mueller si pjesë e hetimit të ‘Russiagate’.

Krahasuar me ndërhyrjen e vitit 2016, këtë herë, megjithatë, rusët kanë lëvizur në një mënyrë tjetër: duke punësuar njerëz të ndryshëm për të përpunuar përmbajtjen e faqes së krijuar posaçërisht dhe të quajtur ‘Peace Data’. Synimi? Të rritet zhgënjimi i demokratëve për çështjet e mjedisit dhe politikën e jashtme (kundër kandidatit Joe Biden dhe Kamala Harris).

New York Times thotë se një person i punësuar nga Prigozhin, por që ka preferuar të mbetet anonym, ka konfirmuar se ishte paguar 75 dollarë për ‘një copë dezinformim’.

Këtë herë shkoi mirë. ‘Peace Data’ sapo kishte filluar punë dhe llogaritë e rreme të lidhura me të nuk kishin arritur ende të tërheqin një numër të lartë ndjekësish siç në vitin 2016. Por FBI është e bindur se ka edhe faqe të tjera që punojnë më të njëjtin qëllim

Me pak fjalë, Moska ende duket e vendosur të vërë dorë në atë që po ndodh në Amerikë.

(Kosova Sot Online)