Dita e dytë e intervistimit të Ali Ahmetit nga Specialja në Prishtinë

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 10:53
Dita e dytë e intervistimit të Ali Ahmetit nga Specialja në Prishtinë

Ka nisur intervistimi i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij po bëhet në objektin e EULEX-it në Prishtinë. Ai nga specialja është intervistuar edhe gjatë së mërkurës, ku intervistimi zgjati për rreth tetë orë.

Ahmeti po intervistohet në cilësinëë e dëshmitarit dhe ftesa për intervistim i është dërguar në  korrik të këtij viti.

Kreu i BDI-së për tetë orë është intervistuar edhe gjatë ditës së mërkurë.

Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar  i shtabit të përgjithshëm.

(Kosova Sot Online)