
Lexoni edhe:
E rëndë: 19 vjeçari mbytet në rezervuar teksa po lahej
Në Mitrovicën e Veriut gërmohet për eshtrat e personave të zhdukur në luftë
Eshtrat e 19 personave që dyshohet se janë vrarë gjatë luftës po kërkohen në këtë vend.
Gërmimi po bëhet në varret e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës.
E rëndë: 19 vjeçari mbytet në rezervuar teksa po lahej
Lexoni edhe:
E këtë të enjte në këtë vend janë gjetur eshtrat e njërit prej personave që dyshohet së është vrare gjatë luftës.
Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në kuadër të zyrës së kryeministrit Kushtrim Gara.
Gara gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që ne rast te hasjes se eshtrave në ndonjë lokacion të mos i zhvendosin ato por ti lajmërojnë institucionet.
E se dyshohet qe në këtë vend ndodhen mbetjet mortore të 19 viktimave e ka theksuar edhe Bajram Qerkini, kryetar i shoqatës ‘Zëri i Prindërve’ në Mitrovicë.
Kosova edhe 20 vjet pas luftës i ka edhe 1641 persona te zhdukur për fatin e të cilëve familjarët nuk rreshtin së kërkuari.
(Kosova Sot Online)