Sherr në një lokal të Prishtinës, një vajzë e godet një tjetër me gotë dhe i ikën policisë

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:44
Sherr në një lokal të Prishtinës, një vajzë e godet një tjetër me gotë dhe i ikën policisë

Në rrugën “2 korriku” në Prishtinë dje ka ndodhur një sherr në njërin nga lokalet që ndodhet në atë pjesë.

Sipas raportit të policisë, rreth orës 21:40, viktima vajzë ka lajmëruar policinë duke pohuar se është goditur në kokë nga një vajzë tjetër.

Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjëksor.

E dyshuara ndërkaq, gjendet në arrati dhe rasti po hetohet.

“Rr. 2 Korriku, Prishtinë 03.09.2020 – 21:40. Viktima femër kosovare ka informuar se në një lokal është goditur me një gotë nga e dyshuar femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. e dyshuar gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)