Zhduket një grua në Istog

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:54
Zhduket një grua në Istog

Një grua nga fshati Padalisht e Istogut është zhdukur.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Rastin e ka lajmëruar burri i të njejtës që thotë se ajo kishte dalë nga shtëpia dhe nuk i dihet vend ndodhja.

“Fsh. Padalisht, Istog 27.08.2020 – 05:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare, me datën 27.08.2020 kishte dalë nga shtëpia e tij, dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)