Godfrey publikon agjendën e Trumpit: Sot është një ditë e shkëlqyer për Kosovën e Serbinë

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:40
Godfrey publikon agjendën e Trumpit: Sot është një ditë e shkëlqyer për Kosovën e Serbinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka publikuar në Twitter agjendën e presidentit të SHBA’së, Donald Trump saktësisht pjesën e takimeve me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Godfrey thotë se kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas ambasadorit amerikan, normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë, investime të reja si dhe një ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë.

“Njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë jetese. Ne i mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkimin e paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)