Detaje të tmerrshme nga rasti që tronditi Gjermaninë: Nëna mbyti së pari 5 fëmijët, pastaj iu hodh trenit përpara

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 14:19
Detaje të tmerrshme nga rasti që tronditi Gjermaninë: Nëna mbyti së pari 5 fëmijët, pastaj iu hodh trenit përpara

Pasi dje policia gjermane gjeti trupat e pajetë të pesë fëmijëve në një ndërtesë private në Solingen për vrasjen e së cilës dyshohet nëna 27-vjeçare, tashmë janë zbardhur disa prej detajeve të krimit të tmerrshëm që tronditi Gjermaninë.

RTL-i njofton se policia deklaroi në raport se nëna e Christiane K. helmoi fëmijët me pilula para se ajo të përpiqej të merrte jetën e saj duke u hedhur para trenit.

Ajo u hodh në binarët në Dyseldorf, pak më shumë se 30 kilometra nga banesa ku helmoi fëmijët e saj dhe aktualisht është në gjendje kritike në spital.

Fëmijët e vdekur janë tre vajza të moshës një e vjet gjysmë, dy dhe tre vjeçare, dhe dy djem, Luca tetëvjeçar dhe Timo gjashtë.

Djali i madh, Marceli (11) është gjallë dhe i sigurt gjersa për të po kujdesen të afërmit. Mediat lokale raportojnë se ai shkoi në stacionin e trenit me nënën e tij, ku ajo u hodh poshtë trenit.

Policia tha se gjyshja i thirri ata në orën 14:00, të cilët u drejtuan për në një apartament në Solingen.

Vetë punonjësit e urgjencës ishin të traumatizuar dhe të tronditur nga pamja në apartament. Ata u përpoqën të ringjallnin fëmijët, por ishte tepër vonë.

(Kosova Sot Online)