Porositi qafë pulash në dyqan, i erdhi edhe koka e pulës me vete – gruaja nga Australia mbetet e shokuar

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 14:32
Porositi qafë pulash në dyqan, i erdhi edhe koka e pulës me vete – gruaja nga Australia mbetet e shokuar

Një grua nga Australia që bleu qafë pulash për qenin e saj, zbuloi se në paketimin e mishit i kishte ardhur edhe një kokë e pulës.

Sipas mediave të huaja, Mersina Vranic, u shokua pasi shikoi pamjen e tmerrshme në qesen e pakos.

Ajo tha që koka e pulës – të cilën ajo e ka quajtur Phoebe – qëndron ende brenda frigoriferit të saj.

“Më erdhi një befasi në paketimin e qafave të pulave këtë mëngjes”, shkroi ajo në Facebook.

(Kosova Sot Online)