Befasia më e madhe nga Uashingtoni: Njohja nga Izraeli pjesë e marrëveshjes

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 18:58
Befasia më e madhe nga Uashingtoni: Njohja nga Izraeli pjesë e marrëveshjes

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Në përmbajtjen e kësaj marrëveshje e cila përbëhet prej 16 pikave. E në paragrafin e fundit të marrëveshjes, Kosova dhe Izraeli njohin njëra-tjetrën edhe zyrtarisht.

Kjo marrëveshje konsiderohet ekonomike dhe në paragrafin e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre si më poshtë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.

Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)