PDK: Marrëveshjet që nuk parashohin njohje reciproke, nuk zgjidhin problemet mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 19:07
PDK: Marrëveshjet që nuk parashohin njohje reciproke, nuk zgjidhin problemet mes Kosovës dhe Serbisë

artia Demokratike e Kosovës ka thënë se e sheh me shqetësim humbjen e “shansit” për të arritur njohje reciproke me Serbinë, sot në Uashington.

Sipas PDK’së, “çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri”.

PDK përmes një komunikate ka deklaruar se qëndrimi i tyre ka qenë që të shkohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që garanton njohje reciproke dhe ulësen në OKB.

“PDK’ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA’së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cenim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës. Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare. Qëndrimi i PDK’së ka qenë dhe mbetet, se në Uashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cenon integritetin territorial të vendit”, thuhet tutje në deklaratën e PDK’së.

(Kosova Sot Online)