Detaje që s’u panë! Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi, në dhomën e Trump vetëm burra…asnjë nuk mbanë maskë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 20:10
Detaje që s’u panë! Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi, në dhomën e Trump vetëm burra…asnjë nuk mbanë maskë

Dalin pamjet e para nga nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Menjëherë pas publikimit të pamjeve nga takimi në zyrën e presidentit të SHBA, Donald Trump, kanë nisur komentet.

Ajo që bie në sy është fakti që në dhomë nuk ka asnjë grua por janë vetëm 13 burra, të cilët qëndrojnë pranë njëri tjetrit. Të vetmit që janë të ulur janë 3 persona, Donald Trump, Aleksandër Vuçiç dhe Avdullah Hoti.

Një tjetër detaj i nxjerrë në pah, është fakti që askush në dhomë nuk mban maskë dhe nuk ruan distancën e sigurisë për të shmangur infektimin nga pandemia e koronavirusit. Megjithatë me siguri të gjithë duhet të jenë testuar më parë me tamponë.

(Kosova Sot Online)