Vuçiq: Nuk është tripalëshe, kemi bërë marrëveshje vetëm me SHBA’në

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 19:33
Vuçiq: Nuk është tripalëshe, kemi bërë marrëveshje vetëm me SHBA’në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ndarë i kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar sot në Washington, në praninë edhe të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Vuçiq u shpreh për mediat serbe se kjo marrëveshje nuk është tripalëshe, meqë sipas tij, pala e tretë (duke iu referuar Kosovës) nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

“Kjo gjë që është mirë për ne. Kjo është një marrëveshje mes nesh dhe SHBA-së”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net.

Ka folur edhe për pikën ku bëhet fjalë për Ujmanin. Vuçiq tha se tash për tash Serbia nuk prodhon rrymë nga uji në Ujman, e pas kësaj marrëveshje do ta bëjë këtë.

(Kosova Sot Online)