Thaçi: Kosova e mban premtimin, ambasadën e hapim në Jerusalem

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 20:00
Thaçi: Kosova e mban premtimin, ambasadën e hapim në Jerusalem

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe synimin për ta njohur Kosovën.

Thaçi bëri të ditur që Kosova do ta mbajë fjalën dhe ambasadën do ta hapë në Jerusalem, siç e kishte diskutuar në takimet e mëhershme në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit izraelit @netanyahu në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur #Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në # Jeruzalem”., shkroi Thaçi në Twitter.


(Kosova Sot Online)