
Lexoni edhe:
Ky është teksti i plotë marrëveshjes Kosovë – Serbi nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë
Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi Skender Hyseni pret njohje të shpejtë të Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar. Një gjë e tillë sipas tij mund të ndodh brenda disa muajsh.
Hyseni nga Uashingtoni tha se marrëveshja e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë është hapi vendimtar rreth njohjes së ndërsjellë në mes të dy vendeve.
Ky është teksti i plotë marrëveshjes Kosovë – Serbi nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë
Lexoni edhe:
“Zhvillim i hovshëm ekonomik i rajonit i bën problemet tjera më lehtë të zgjidhshme”, tha Hyseni.
“Sot është bërë ai hapi vendimtar drejt njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Atë njohje unë e pres brenda muajsh. Në variantin më pesimist brenda vitit të ardhshëm Kosova dhe Serbia do ta njohin njëra-tjetrën’, tha Hyseni.
Hyseni tha se nuk sheh problem çështjen e Ujmanit në marrëveshjen e sotme.
(Kosova Sot Online)