Përleshje mes të rinjve në Ferizaj, një person theret me thikë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 21:48
Përleshje mes të rinjve në Ferizaj, një person theret me thikë

Një përleshje ka ndodhur në qytetin e Ferizajt mes disa të rinjve, ku si pasojë ka mbetur një person i lënduar.

I lënduari është dërguar për trajtim në Emergjencë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Një person është dërguar për trajtim në emergjencë, i cili ka qenë i lënduar nga një mjet të mprehtë”, ka bërë të ditur ai.

(Kosova Sot Online)