Rriten tensionet, tetë avionë luftarakë amerikanë mbi Detin e Zi – reagon Rusia

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 23:40
Rriten tensionet, tetë avionë luftarakë amerikanë mbi Detin e Zi – reagon Rusia

Janë rritur tensionet mes SHBA e Rusisë, pasi kjo e fundit pretendon se ka identifikuar tetë avionë luftarakë amerikanë që fluturonin mbi hapësirën ajrore ruse.

Për t’i paralajmëruar, Rusia ka dërguar tre bombardues strategjikë B-52.

“Për të parandaluar që avionët e Forcave Ajrore Amerikane të shkelnin hapësirën ajrore Ruse, 4 avionë luftarakë Su-27 dhe 4 avionë luftarakë  Su-30 nga forcat e mbrojtjes ajrore të Rrethit Ushtarak Jugor u ngritën mbi Detin e Zi dhe Azov,”, tha Qendra e Federatës Ruse.

Më 28 gusht, një incident i ngjashëm ndodhi ndërsa dy Su-27 u dërguan për të parandaluar disa bombardues B-52 mbi Detin e Zi.

Të nesërmen, një incident i ngjashëm ndodhi mbi Detin Baltik, përsëri duke përfshirë bombarduesit B-52, të cilët janë avionë të ngadaltë me rreze të gjatë të aftë të hedhin sasi të mëdha municionesh mbi objektivat dhe mund të mbajnë disa bomba bërthamore.


(Kosova Sot Online)