Departamenti i Shtetit: Marrëveshja me Serbinë historike, njohja e Kosovës nga Izraeli monumentale

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 23:46
Departamenti i Shtetit: Marrëveshja me Serbinë historike, njohja e Kosovës nga Izraeli monumentale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur historike arritjen e marrëveshjes së sotme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se marrëveshja e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, është historike dhe përfshinë një sërë çështjesh të normalizimit ekonomik.

“Marrëveshja e sotme hap mundësi të reja për bashkëpunim më të gjerë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës riafirmojnë mbështetjen e tyre në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Ndërkohë njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit është quajtur monumentale.

“Ne gjithashtu përgëzojmë kryeministrin Hoti për arritjen monumentale të normalizimit të raporteve dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit”.

Arritja e marrëveshjes së sotme me mbështetjen e Trump shihet si hap i madh në rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor, qëllim ky që mbështetet nga SHBA.

(Kosova Sot Online)