Lexoni edhe:
Situata me Covid 19 në Kosovë: Mbi 550 persona kanë vdekur nga infektimi
Kur amerikanët do të dalin për të votuar në nëntor, vota popullore nuk do ta përcaktojë fituesin. Mirëpo, një sistem kompleks i quajtur Kolegji Zgjedhor, përdoret për të zgjedhur presidentin. Por, si funksionon kjo?
Dy kandidatët, Donald Trump dhe Joe Biden, po luftojnë për t’i marrë votat e amerikanëve në zgjedhjet e nëntorit.
Çdo votë ka rëndësi, mirëpo disa vota në disa shtete janë më të kërkuara.
Krejt kjo është për shkak të një rregulli zgjedhor kompleks që është i vjetër sa vetë Shtetet e Bashkuara.
“Ne nuk e përcaktojmë presidentin tonë me votë kombëtare. Ne e zgjedhim atë përmes Kolegjit Zgjedhor”, thotë Brian Fairbrother, anëtar i Kolegjit Zgjedhor, Michigan.
Kolegji Zgjedhor është futur në Kushtetutën amerikane për t’u dhënë fuqi shtesë disa shteteve të vogla, të cilat mund të ndihenm të neglizhuara gjatë fushatës zgjedhore.
Secili shtet ka anëtarë të njejtë në Kolegjin Zgjedhor që është i barabartë me përfaqësuesit në Kongres. Edhe Uashington D.C. ka disa.
Pothuajse në çdo shtet, anëtarët e Kolegjit votojnë për kandidatin që i ka fituar zgjedhjet në atë shtet.
Kështu që, kandidati që fiton shumë vota në disa shtete dhe humb me një margjinë të vogël në shtete tjera mund ta fitojë votën popullore, mirëpo nuk mund t’i fitojë votat e Kolegjit Zgjedhor.
“Duke marrë parasysh mënyrën se si numërohen votat, ju edhe mund të keni një shumicë të votave të shkojnë për një kandidat. Mirëpo, kandidati që do të marrë më pak vota në nivel kombëtar mund të fitojë, ashtu siç ndodhi në vitin 2016 me Donald Trump dhe në vitin 2000 me George Ë.Bush”, thotë Steve Mulroy, profesor i Drejtësisë, Universiteti Memphis.
Nga gjithsej 58 zgjedhje presidenciale në historinë e SHBA’së, pesë prej tyre janë zgjedhur ata që kanë fituar votat e Kolegjit Zgjedhor, mirëpo kanë humbur votën popullore.
Në votimet 2016, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, e mundi Donald Trumpin me gati 3 milionë vota. Mirëpo, fitorja e Trumpit në disa shtete të rëndësishme i dha atij 304 vota të Kolegjit Zgedhor dhe Clinton mori 227 vota.
Dallimi mes votës popullore dhe Kolegjit Zgjedhor, ka bërë që shumëkush, duke përfshirë edhe Clintonin, të bëjë thirrje për reforma ose mbylljen e këtij institutucioni.
“Ky (Kolegji Zgedhor) nuk duhet të jetë përcaktues se kush i fiton zgjedhjet. Personi që fiton më së shumti vota, duhet të jetë fituesi. Unë kam ndjenja të forta për këtë, sepse jam kandidatja e dytë me numrin më të madh të votave që ka marrë ndonjë kandidat për president në gjithë historinë e vendit tonë”, deklaron Hillary Clinton, ish-kandidate për president.
Pa marrë parasysh thirrjet për reform, Kolegji Zgjedhor luan një rol të rëndësishëm se sib ëhet fushata.
Kandidatët jo vetëm që luftojnë për përqindje të votave, por ata luftojnë pët të fituar vendet kyçe për të marrë numrin më të madh të anëtarëve të Kolegjit.
Situata me Covid 19 në Kosovë: Mbi 550 persona kanë vdekur nga infektimiLexoni edhe:
Disa shtete janë pothuajse të garantuara se do të votojnë për një parti, për shembull Alaska voton për republikanët, kurse Kalifornia për demokratët. Mirëpo, ka edhe “shtete të luhatshme” që mund të shkojnë në të dy taborët dhe ato marrin vëmendjen e kandidatëve edhe më shumë.
“Ne do të fitojmë shtetin Wisconsin dhe do ta fitojmë mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, thotë Donald Trump, President i SHBA’ve.
Analistët po i shikojnë me vëmendje shtetet e luhatshme për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Flordia, Wisconsin, Pennsylvania dhe Michigan janë shtete ku është bërë garë në vitet e fundit. Këto janë shtete që kanë votuar për Barack Obaman dy herë. Karolina e Veriut ka votuar për Obaman vetëm njëherë në vitin 2008. Arizona nuk ka votuar për demokratët që nga vitet ’90. Mirëpo, kur i shihni shtetet si Arizona, Karolina e Veriut, atëherë vëreni një revoltë ndaj Trumpit nga të bardhët, nga ata që kanë kryer kolegje dhe jetojnë në periferi dhe kjo ka ndikim që të ketë garë të fortë në këto shtete. Por, këto janë nga ato lloj gjashtë shtete që njerëzit mendojnë se do të vendosin për fituesin e zgjedhjeve”, thotë analisti i zgjedhjeve, Kyle Kondik.
Ka pasur raste kur një individ i Kolegjit Zgjedhor e ka kundërshtuar mandatin e shtetit dhe ka votuar për kandidatin tjetër. Por, kjo ndodh rrallë dhe këta persona që quhen ‘anëtarë jo besnikë’ kurrë nuk kanë qenë përcaktues të rezultatit të zgjedhjeve
Këtë vit, Gjykata Supreme u dha fuqi shteteve që të kërkojnë nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të votojnë për atë që merr shumicën në atë shtet.
“Pra, të dy partitë e mëdha e duan këtë vendim dhe votuesit duhet ta dinë se Gjykata Supreme u ka mundësuar shteteve që t’i shpallë anti-ligjorë mashtruesit ose anëtarët jobesnikë të Kolegjit”, tregon Steve Mulroy, profesor i Drejtësisë, Universiteteti Memphis.
Disa anketa tregojnë se shumica e amerikanëve janë në favor të ndërrimit të sistemit aktual dhe të ketë një votë popullore për president.
Por, kjo do të thotë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për ndryshimin e Kushtetutës.
Aktualisht, do të jenë votat e 538 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të vendosin se kush do të jetë president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
(Kosova Sot Online)