I dërgojë marihuanë burrit në burgun e Dubravës, kapet nga policia

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 11:44
I dërgojë marihuanë burrit në burgun e Dubravës, kapet nga policia

Policia ka arrestuar një grua e cila i ka shkuar në vizitë bashkëshortit të saj në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dhe i ka dërguar substanca narkotike

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në burgun e Dubravës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Është bërë e ditur se substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollit te e dyshuara.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila kishte shkuar në Burgun e Dubravës për të vizituar bashkëshortin e saj. Gjatë kontrollimit të sendeve te sjella nga e dyshuara për bashkëshortin e saj, në gjepin e një pale pantallonave është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.2 gram”, njofton policia.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)